A do të më duash në ditë të vrenjtura
kur të jem lagur qull nga lotët e mi,
kur vitet të më kenë mplakur e lodhur,
kur duart me rrudha të të kërkojnë ty?
Kur të njejtën histori apo episod unë
do të nis ta tregoj me dhjetëra herë,
kur nëpër shtëpi të endem pa e ditur
pse-në, si një e vonuar, një e mjerë.
Kur të zvarritem me hapa të ngadaltë si breshkë e ty s’do të të ndjek dot,
kur sëmundjet të vërsulen pa mëshirë mendjen edhe trupin të ma pushtojnë.