Të të duash ty në çdo drithërimë peme,
në çdo fëshfërimë palme, në çdo dallgë
që më puth dhe mbi lëkurë lë gjurmë.
Të të duash ty, të mos shqiptosh emër tjetër, të ndihesh e lehtë si një balonë në qiell, të duash të qash e të qeshësh,
të duash të tretesh siç bën një mjegull, të duash të të hysh papritur në ëndërr, por më shumë, në shpirt dhe në zemër.