>
BIOSHQIP

Irma Libohova: Viti I Ri Do Të Më Gjej Duke Kënduar

27-12-2011
Një nga ikonat e muzikës së lehtë e popullore shqiptare Irma Libohova na tregon me shumë simpati që si gjithmonë natën e Vitit të Ri do jetë duke kënduar.

Por kjo nuk e ka lodhur aspak sepse ajo thotë se feston më shumë kur me muzikën e saj gëzon të tjerët. Kur e pyesim a e shoqëron familja, ajo duke qeshur na rrëfen se familja e saj është e vogël, janë vetëm i shoqi dhe djali.

"Im shoq më shoqëron gjithmonë kurse djali tanimë është i rritur dhe nuk del më të festojë me ne "pleqtë". (qesh) As për të gatuar nuk më merr malli, se unë gatuaj çdo ditë nga data 1 janar e deri më 31 dhjetor…".

Pastaj Irma gjithmonë duke u kujdesur për të qenë përherë në formë të mirë fizike, nuk gëzohet shumë nga ushqimet me bollëk të festimeve, vetëm se gjelin do ta shijojë patjetër, jo me kursim, por me kujdes.
(Bluetooth)

Irma Libohova: Viti I Ri Do Të Më Gjej Duke Kënduar