TEKSTESHQIP

Irma Libohova
E Jona
Lyrics

Të shoh si qesh
Si qesh e pret
E dielë dhe babi sot të vjen

Por unë e di,
Si ndihesh ti
Çdo ditë në sy mban një trishtim

Sa e shenjtë
Është një datë
Kur festojmë ne të tre bashkë

Është një ditë
Kur ke lind
E festojmë ne si të gjithë

Ka mbet e vogla jonë, e mira mes dy dashurish
Po jeton ajo një gjysmë fëmijëri

Ka mbet e vogla jonë aty ku hodhëm dashurinë
E jona do veç pak gëzim

E para ti
Vrapon në derë
Kur zilen pret ti çdo të do dielë

Por unë e di,
Si ndihesh ti
Çdo ditë ne sy mban një trishtim

Ka mbet e vogla jonë, e mira mes dy dashurish
Po jeton ajo nje gjysëm fëmijëri

Ka mbet e vogla jonë aty ku hodhëm dashurinë
E jona do veç pak gëzim

Pafajësinë
E lexoj në trupin tënd
kaq të brishtë

Pafajësi
Më je ti
O dritë e syve të mi