>
BIOSHQIP
Biografia
Islam Balaj u lind më 1950 në Dobërdelan të Suharekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prizren, ndërsa studimet e larta për Filozofi, i mbaroi në Universitetin e Shkupit dhe në atë të Beogradit. Nga viti 1976 punoi si profesor i filozofisë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Më 1982, pak kohë, punoi si Redaktor në TVP. Me krijimtari letrare, Islam Balaj, merret që nga bankat e shkollës së mesme. Shkruan kryesisht poezi dhe prozë për fëmijë e të rinj. Herë pas here, merret edhe me publicistikë dhe me shkrime nga fusha e filozofisë. Shumë poezi të tij janë bërë tekste për këngë në Festivalet e Këngës për Fëmijë, si dhe janë recituar në Garat e Recitatorëve të rinj, duke u shpërblyer disa herë dhe me vendet e para. Islam Balaj jeton dhe vepron në Prishtinë.

Në vitin 2012 nga Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, nderohet me çmimin: “ Ymer Elshani”., ndërsa në viti n 2014, në Panairin e 16 të Librit në Prishtinë, merr çmimin kryesor të Letësisë për Fëmijë, nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, për librin me poezi “Ngjyrat e shiut”. Islam Balaj është autor i shumë veprave letrare për fëmijë dhe të rinj si: “ Dimri në pranverë” (poezi), “Shkaba në flamur” (poezi), “Zemra është zemër” (poezi), “Këmisha e ylberit” (poezi), “Ëndrra e Andit” (poemë), “Hënën s’e zë gjumi” (poezi), “Andi shkon në gjithësi” (poemë), “Porta e zogjve” (poezi), “Andi zhytës i thellësive” (prozë në vargje), “Fustani i mjellmës” (poezi), “Lulet bëjnë gjmnastikë” (poezi), “Aventurat e Andit nën ujë” ( roman), “Zemër në dritare” (poezi), “Vajza dhe Ylli” (roman), “Ngjyrat e shiut” (poezi) etj.