Më mbaj mend (për 1 muaj)

Paralele

Krijimi i nje libri poezish i ngjet ndertimit te nje qyteti
Ngritje bloqesh. Hapje sheshesh, rrugesh.
Projekte. Net pa gjume. Shkarravina. Skela.
Planimetria e mendimeve. Arqitekture e fantazise.
Tani gjithçka eshte gati.

Ja, u vune titujt e vjershave si tabelat e rrugeve, kafeve,
Pastaj ndarja ne cikle (kvartale, lagje, blloqe.
Cikli per te renet si varreza e deshmoreve te ço qyteti.
U shtruan magjistralet e gjera te poemave, sheshet, qendra.
Lajtmotivet kryesore si linjat e autobusave urbane
Kryq e terthor, nga skaji ne skaj gjithçka pershkruan.
Libri eshte gati.
Tani pritet populli. Do te vij valle?
Apo mbi rruget, sheshet, kafete do te frushullojne
Vetem gjethet.
Dhe jehona e hapave te vetmuar te shkrimtarit?

- poezi nga Ismail Kadare


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2.5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet