>
LETERSISHQIP

Piramida E Keopsit

Me gure te medhenj harrimin shtypi Keopsi
Mbi gjoks te shkretetires
Nje piramide ngriti lart
Qe nga maja e saj larg ne kohrat tona moderne
Hodhi syte e shuar dhe pa.
Pa qytetet tone te çuditshem me antena dhe mjergull
Mumjen e mjere te tij
Te vene ne muze
Trupin, qe bloqet dhe rojet e tmerrshme e ruanin,
Mjaftojne ca grosh per ta pare secili nga ne.
Piramida mbeti atje,
Tek dielli dhe rera pervelonjese.
Bije e shkretetires
Mbi gjoks shkretetires i rendon.
E ngritur mbi rere nga njerez te panumert
E pa emer si rera,
E te gjitheve eshte ajo dhe e askujt.