>
LETERSISHQIP

Vendet E Shkombetarizuara

Aty ketu mbi djerrine nje shushurime bari,
Ca shkembinj me gurmaze te shyqer.
Kjo eshte gjithçka
Qe ka mbetur nga graham e fundit e gjuhes.
Ne hapesire, a i sheh
Vijne rrotull ca rrathe te çuditshem ajri,
Jane varret e valleve.
Ku jane baladat, eposi, kujtesa e kombit?
Qimiterin e tyre mund ta gjesh,
Aq sa te gjesh qimiterin e bubullimave.