>
LETERSISHQIP

Kthimi I Shqiptareve Nga Lufta

Po vijne, dil t’i shohesh,
Te rralluar, ja
Mbi opinga xhufkat
Te perzhitura.

Ku eshte Cute Gjati,
Allamani ku?
Ne rime te nje balade
Kane ngecur diku.

Po Marku, Dule Shkoza?
Vonojne pak…
Rapsodet ecin ngadale
Te verber jane.

C’bete andej tutje,
C’nam, c’baterdi?
Per nam s’u kujtuam,
Beme Shqiperi.

Po kthehen, dil t’i shohesh,
Te rralluar me plumb,
Xhufkat mbi opinga,
Nga tymi – shkrub.