>
LETERSISHQIP

Koha Ne Bote

Koha eshte e ashper vertet,
te vrenjtur jane njerezit dhe statujat
nga dritaret e avionit duken
drama peizazhesh dhe ujerash.

Permbi toke qiejt e dimrit
mbartin kryqe dhe rrasa resh,
si xhevahire te vjedhur nga vetvetja,
i skuqin botes qytetet e medhenj.