>
LETERSISHQIP

Nuset Dhe Dasmat

Te veshura me mjegull
Me copera yjsh
Nuset e krahinave
Te Shqiperise.

Aq te bukura dasmat
N’ate dekor te zi,
Sa qe dhender to ndjeheshe
Njefaresoj gjithsesi.

Si ne polemin e luleve,
Qe sperkat gjithçka,
Diçka nga yllesi e nuseve
Mbi supe na ra.

Ti trim qe rri ne shkalle
Pse rri i menduar,
Neneja, qe te ka djale,
S’te le pa martuar…

Martese shqiptare,
Dashuri e pergjithshme
Ikte vjeshta e dasmave
Dimri i luftes vinte.

Sa shpejt nxihej ari
Mbi stolite e nuseve,
Kur pas marsit te armeve,
Vinte prilli i vejusheve.

Pastaj prape vinte vjeshta,
Krushqit, valet, stolite
Dhe dhenduret mes tyre
Si meteorite.