>
LETERSISHQIP

Nju Jorku Naten

Nata ra mbi qytetin e bukurise se tmerrshme,
Ku nuk ka as lule, as zogj, as barera…
Si zhapinj te shkathet mbi fasada u duken
Vec emra dancingjesh, magazinesh e baresh.

Por zhapinjte ne gjarperinj shnderrohen me tej
Tek rruga 42, tek avenju e peste.
Ja, sikur ka prere damaret Broduej,
Mbytur ne drita shumengjyreshe dergjet.

Gratacieleve te gjate u merren kembet.
Goten e uiskit tund njeri si reklame,
Tjetri ha camcakiz, nje i trete mban ne dhembe
Bashke me dramaturgun titullin e nje drame.

Tani rreshqanoret – reklama atje lart
Kafshohen e pergjaken me njera-tjetren.
Xhungla, qe dikur ai shtypi ne asfalt,
Merr hak mbi qytetin e bukurise se tmerrshme.