Ismail Kadare Poezi
Ismail Kadare

Nisja E Shqiptareve Per Ne Lufte

U nisen per lufte, bene tutje
Pa fjale te medha e pa kenge,
Me opingat me xhufka te kuqe
Si me zjarre te vegjel mbi kembe.

Iken larg qe te gjenin armikun
Cdo armik, ne cdo breg, qe ta gjesh.
Kaq te thjeshte luften e kishin,
Sa qe tutje e quanin thjesht.

Ne cdo ane qe te ecnin, patjeter
Do t’u dilte diku midis shqotes,
Ajo ishte per ta pjese e jetes,
Ish permasa e katert e botes.

Dhe kur binin ne prille a ne vjeshtra
Neper brinja te shtrire, neper lugje,
Si me zjarre te vegjel te perjetshem
Era loste me xhufkat e kuqe.

- Poezi nga Ismail Kadare



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0