>
LETERSISHQIP

Embetha

Embetha ne shqip do te thote “bjeruni”.

Nga kaosi i germadhave
Qe koha pas la,
U ngrit e na erdhi
Kjo fjale: embetha.

Si zog krahedjegur
Qe mes shekujve ik,
Rendi ajo siper luftrave
Perms territ armik.

Midis fjalesh latine
Midis frazash turqisht,
Erdh kjo fjale e pergjakur
Ky sgalem mes stuhish.

Kohen tone e arriti
Dhe gje tjeter s’tha
Dhe gje tjeter s’diti
Veç: embetha.

S’ish korbi i Edgar Poes
Qe nje grua vajtoi.
Vdekje dhjetera mijesh
Kjo fjale lajmeroi.

Embetha, si kembane
E perjeteshme ra.
Per armiqte ka atdheu
Veç nje fjale: embetha.