>
LETERSISHQIP

Pas Betejes Se Torviollit

Gedhiu dita.
Vesa lag te vraret.
Akoma korbat dhe sorrat s’kane arritur.
Prane shqyteve, shpatave dhe luftetareve
Nje kope dhensh, desh e cjep,
Eshte shtritur.

C’eshte ky stan qe fle?
Pse heshtin zilet?
C’ujk e ka bere kete kerdi te lige?
Mbreme naten keto dhen
Me qirinj ngulur te briret
I leshuan mes betejes per te hutuar armikun.
Dhe u goditen dhente e buta nga heshta dhe shpata,
Siç goditen rete e bardha nga vetetima.
Rane aty ketu
Mbi lendina, mbi shpate,
Dhe nje lab po i qan tani te bokerrima:
O dhente e mia, o cjep, o desh me kembore
Qysh u sulet perpara si dhendure me kurore?
Digjeshin, digjeshin qirinjte mbi brire.
Do t’i shoh çdo nate keta qirinj n’erresire,
Do te degjoje çdo mengjes dhe pylli dhe verria
Ato zile qe me s’jane
Medet, o dhente e mia
Nderkaq boria ra
Nen muziken funebre
Po varroseshin ushtaret ne gropat e hapura
Bashke me heronjte po hynte ne lavdine
E perjetshme.
Kjo kope e bardhe me çobenjte e pergjakur.