A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Me Shumë Se Kaç

Dua te jem piktor te ju beje me te ëmbël se Monalizen
Me fal vetëm një buzëqeshje
Po te jem poet s’ju le t’i ngjani Zhulietes
Vazhdojmë ti prekim gishtat
Luadheve te pështillemi me fije sane
Po te jem Dielli do rrezoj vetëm për Ty,
Mi shkrij ëndrrat e varura ne degë
Hënën e zbresë rrugën kah ec fanar te ndrijë
Mos me puth,ledhatomë fytyrën
Trëndafil i rritur ne guri,ruaj aromën vetëm për Ty
Pjalm për kurmin tende
S’mund t’ju shpall Hyjneshe po te kem dhe skeptrin
Ju takon ta meritoni,përpiquni...
Me lejo t’iu bëhem roje ëndrrave tuaja
Nëse jo, kthehem ne pëllumb s’do lodhem
Te gu-guris për dashurinë e lumturinë tende!

- poem written by Isuf Hoxha


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019