>
LETERSISHQIP

Prit...

Prit
Merri me vete ne qese najloni
Kujtimet e shkapërderdhura
Ne degët e thara
Bisht dhelpre varur
Lajthitje a ëndërr çasti
Prit
Merr me vete ngjyrat e brushën
Lere ashtu pikturën fantazme
Te bredh mjegullës se pendimit
Rroba te shpërndara
Ne katet e zemrës
Dhimbja zvarritet fushës t’i mbyllen plagët
Te lundroj drejt oqeanit te prehjes
Tek koka lërma buzëqeshjen shi te pikoj
Pranë eshtrave te shtri imazhin blu
Te ngrohem te ndjej aromën e gjoksit
Ishte dashuri e pamundur...