>
BIOSHQIP
Biografia
Reperi Arian Kosumi, i njohur si Jachki, më datë 29 Gusht 2016, publikon videoklipin "Veni Jem", në bashkëpunim me Naser Berisha. Kënga është një duet interesant ndërmjet një rep-artisti dhe një rokeri. Për realizimin e këtij projekti dy këngëtarët kanë punuar me producentin Floriant Salihu, i cili ka bërë muzikën. Jachki dhe Naser Berisha janë kujdesur për tekstin, kurse temë e këngës janë pakënaqësitë e popullit, ka thënë reperi. Kjo këngë i paraprin albumit të ri të reperit, i cili paralajmëron edhe shumë klipe të tjera dhe bashkëpunime.

Më datë 1 Tetor 2016, Jacki publikon videoklipin "Do T'mungoj", në bashkëpunim me B-K.

Më datë 29 Nëntor 2016, Jachki publikon videoklipin "Qeshu", në bashkëpunim me BB Poqi. Ata risollën një version të ri të hitit “Qeshu” të grupit “Telex”, këngë të cilën më herët e kishte bërë në stilin e tij vet Bajram Bylykbashi.

Më datë 14 Tetor 2017, Jachki publikon videoklipin "My Babe", e cila është e kompletuar edhe nga ana vizuale. Muzika e kësaj këngë është realizuar nga Gëzim Arifi, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi. Për incizimin, miksimin dhe masterizimin është kujdesur producenti i njohur, Don Arbas.

Më datë 4 Korrik 2018, Arian publikon videoklipin "E Kom Dasht", në bashkëpunim me Grizzly.