A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
James Joyce
(1882-1941)
  • Emri i Vërtetë:
  • James Augustine Aloysius Joyce
  • Vendlindja:
  • Dublin 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1

James Joyce është shkrimtar i huaj. James Augustine Aloysius Joyce është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur me për romanin e tij "Uliksi" (1922), me veprën e shumë diskutuar "Fineganë zgjohuni" (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra "Dublinasit" (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik "Portreti i artistit në rini" (1916). Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e jetoi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it. Augustine Aloysius Joyce u lind më 2 shkurt 1882 nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray në periferi të Dublinit, në Rathgar. Familja e babait të tij, origjina e të cilëve ishte nga Fernoy,Cork; kishte dikur në zotërim një kripore të vogël dhe një punishte gëlqereje. Vdiq më 13 janar 1941 në Zyrih, Zvicër.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019