>
LETERSISHQIP

Kujtimit Të Lojës Së Aktorëve Në Një Pasqyrë Në Mesnatë

Goja është shprehëse e dashurisë suaj. Kërcëlloni
Dhëmbin e trembëdhjetë
Për të hapur gojën vesh më vesh së qeshuri. Kruajeni
Zgjeben dhe qelen tuaj, lakminë lakuriqe të mishit.
Fryma e dashurisë në ju është bajate, e thënë apo e kënduar,
E thartë si fryma e lopëve,
Ashpërsia e gjuhës së tyre.

Kjo gri që na kqyr nuk shtrihet
Dot, është asht e lëkurë e mpirë
Buzët e tyre të lyrëta formojnë puthjet e tyre. Askush
Nuk do t’ia donte ato gojë që kini mbi fytyrën tuaj.
Uria e tmerëshme pllakos orën e saj.
Nxirreni zemrën tuaj tej, gjakun e kripur të saj, frut i lotëve.
Merreni dhe kapërdijeni!