Më mbaj mend (për 1 muaj)

Jehona Shaqiri - S'dua Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Sonte dritat le t`ndizen
Festoj unë vetminë time
tavolinat përplot janë
dikush po qesh me zë

Sonte jam e bukur o dritë
shkëlqejnë sytë e tu si zjarr
e askush s`di se
ç`ka në shpirt unë kam
s`dua, s`dua më
s`dua më, s`dua të dehem sonte
s`dua, s`dua se prehje nuk ka
veç krenaria më mban

N`katër anë të botës shkova
jetën disi e jetova
ti nuk mujte një herë
t`thuash m`fal

Katër stinë nuk i shijova
shokët flisnin, s`i dëgjoja
ti nuk mujte një herë
t`thuash m`fal

Por unë nuk qaj

Sonte mbyllen lokalet
festoj unë vetminë time
veç një kamarier
që më shikon me habi
Sonte e shëmtuar ndihem
flokët rregulloj
por askush s`mundet
të më ndihmoj

S`dua më
s`dua më, s`dua të dehem sonte
s`dua, s`dua se prehje nuk ka
veç krenaria më mban
N`katër anë të botës shkova
jetën disi e jetova
ti nuk mujte një herë t`thuash m`fal

Katër stinë nuk i shijova
shokët flisnin, s`i dëgjoja
Ti nuk mujte një herë
t`thuash m`fal
por unë nuk qaj




Jehona Shaqiri
Publikimi: 01/09/2022
Festivali: Kënga Magjike 2022
Teksti: Aida Baraku
Orkestrimi: Fatjon Miftaraj
Produksioni: Armend Rexhepagiqi


Jehona Shaqiri - S'dua
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "S'dua".
3. Video është e këngës "S'dua", por nuk këndohet nga Jehona Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Komente 0