>
BIOSHQIP

Jehona Sopi Duet Me Esma Redzepova!

27-04-2015
Këngëtaren Jehona Sopi nuk e kemi parë më që pas paraqitjes së saj në festivalin Kënga Magjike 2013, me këngën e saj "Të Shkuara", këngë të cilën e finalizoi edhe me spot. Por fansat e Jehonës duhet të bëjnë edhe pak durim pasi ajo shumë shpejt do të vijë me një këngë të re në treg, dhe atë me një duet me një nga këngëtaret më të njohur ballkanase. Mund të tingëllojë çuditshëm por Jehona ka vendosur të bëjë duet me këngëtaren Esma Redzepova, një këngëtare kjo shumë e njohur e komunitetit rom. Ato do të sjellin remxin e këngës “Caje Sukarije”, por sa do të mirëpritet ky duet në estradën tonë pas duke pasur parasysh se kënga do të ngjajë shumë në gjuhën sllave, se sa për këngët rome, tashmë jemi mësuar!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Jehona Sopi Duet Me Esma Redzepova!