>
BIOSHQIP

“Muzikës Shqiptare Ti Ofrohen Tinguj Dhe Tekste Të Bukura”

29-07-2015
Rock grupi shqiptar, Jericho, së shpejti do të publikojnë edhe këngët më të reja të tyre, ku njërës prej tyre do të i realizohet edhe videoklipi. Këtë gjë e ka pohuar njëri nga anëtarët e këtij grupi Petrit Çarkaxhiu për Indeksonline.

“Jemi duke punuar në material të ri e që janë përpunimi dhe incizimi i pesë këngëve të reja dhe realizimi me videoklip i ndonjërës prej këtyre këngëve”, ka thënë Petriti.

Edhe pse ka një kohë të gjatë që Jericho, nuk është parë në skenën muzikore. Ata po vazhdojnë aktivitetet e tyre nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

“Për momentin Jericho, është aktiv me disa koncerte në Shqipëri, në Kosovë si dhe duke u përgatit për koncertet në Zürich, Gjeneve, Köln dhe në Essen”, është shprehur ai.

Nga shumë artistë është thënë që gjendja e tanishme e muzikës është e tmerrshme për shkak të teksteve dhe videoklipeve të cilat janë jashtë çdo etike.

Ndërsa Jericho, ka thënë që mënyra më e mirë me ju kundërvu gjithë kësaj në skenën e muzikës është të ofrohet muzikë e këndshme.

“Mënyra më e mirë e një artisti me ju kundërvu krejt kësaj që po ndodh me skenën e muzikës shqiptare është me ofrua tinguj të këndshëm dhe tekste të bukura. Ne po mundohemi ta bëjmë këtë ... në fakt nuk po mundohemi fare ashtu kështu nuk dimë të ambientohemi me shijet që dominojnë skenën tonë muzikore”, ka përfunduar Petriti.

Derisa nga këngët më të njohura për publikun nga Jericho, janë “Albania Rhapsody”, “Tomlin e nonës”, “Shkaba” etj.
(Indeksonline)

“Muzikës Shqiptare Ti Ofrohen Tinguj Dhe Tekste Të Bukura”