A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Jericho
  • Origin:
  •  
  • Residence:
  • Kosovë 
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  15
Music genres: Rock

Jericho is a popular group/singers. Muzika e Jericho-s është një shkrirje midis rock, alternative, elektronikë dhe muzikës tradicionale etnike shqiptare,karakteristikë për rajonin e Kosovës dhe Shqipërinë e veriut. Jericho është një grup shqiptar, kosovar nga Prishtina, i formuar në vitin 1997. Antarët e grupit jane: Petrit Çarkaxhiu - Vocal & Rhythm Guitar, Leonard Canhasi - Solo Guitar, Suad Jamini - Bass Guitar dhe Visar Rexha - Drums. Përveç instrumenteve standarde rock, ata gjithashtu përdorin instrumentet orientale që janë gjetur në muzikën tradicionale shqiptare, të tilla si "tupan", "kavall" dhe "zurna". Tekstet e këngëve përgjithësisht janë të shkruara në dialektin gegë,që flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, e përdorur edhe shumë shpesh në poezitë epike shqiptare. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.

Në vitin 2002, Jericho publikojnë albumin "Perendim A Lindje?".

Në Qershor 2003, Jericho marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Zgjohu".

Në Qershor 2005, Jericho marrin pjesë në VFM 2005 me këngën "Tomlin E Nanes".

Në Maj 2010, Jericho marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën "Shkaba".

Më datë 5 Maj 2011, Jericho publikojnë videoklipin "Kanga Jonë". Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 22 Nëntor 2012, Jericho publikojnë videoklipin "Nentor I Ftohte". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 14 Qershor 2014, Jericho publikojnë videoklipin "Albanian Rhapsody". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 5 Maj 2016, Jericho publikojnë videoklipin "Kanga E Ashikëve". Muzika e këngës u punua nga Petrit Çarkaxhiu, teksti u shkrua nga Petrit Çarkaxhiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Jericho. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Jericho marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  ghegrock  

Twitter

Account

Facebook

Profile

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Jericho »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019