>
BIOSHQIP
Biografia
Lindur ne Shkoder 22-3-1958. Mesimet e para te muzikes i merr nga i jati Zyhdi Barbullushi. Ne insturmentin e pianos dhe te fizarmonikes qe ne moshen 5 vjecare. dhe nga zejush Ida per nje periudhe te shkurte. Ne klasen e trete fillore ndjek shkollen e muzikes ne degen e pianos me profesoresh Irena Banushi. Ne moshen 9 vjecare del ne skenen e teatrit Migjeni si solist ne fiarmonik me fantazin e Agim Krajkes, ku merr duartokitjet e para te publikut shkodran (per 2 jave rresht) dhe behet i njohur ne rrethin e muzikanteve dhe te artisteve. Luan gjithashtu marshin turk per dy fizarmonika me te jatin e tij ku pritet me shume sukses. Ne 1968 ne klasen e 5, fiton konkursin per piano ne liceun artistik Jordan Misja ne Tirane. Gjate kesaj periudhe dallon me talentin e tij dhe shpesh behet objekt i bisedave te studenteve me te rritur qe e venin nga nje klas ne tjetren per ta degjuar sdm, ne fizarmonik. Gjat shkolles se mesme dallon per talentin e tij ne klasin e pianos te Vladimir Kapo per 2 vite dhe ne klasen e Takuina Trujes per 5 vite ku fioton cmime inkurajuse qe u organizonin ne ate kohe, vlersohet shkelqyeshem me note maksimale ne provim diplome. Pastaj ne 1977 caktohet te bejne stazhin si udheheqes i muzikes ne klubin e rinise Herojt E Vigut ne Shkoder. Per her te pare ne kete instutucion drejton formacionin muzikor te tij dhe njihet me shume artist shkodran por dhe me kengetar te mirenjohur ku dallohet per aftesi drejtuese. Nen drejtimin e tij jepen shume koncerte brenda qytetit por dhe jashte tij ne aktivitete te rendesishme kombetare. Ne vitin 1979 fiton konkursin ne degen e pjanos dhe te dirizhimit, ku vazhdon per dirigjent simfonik ne klasen e profesor Mustafa Krantes. Ne 1979 qysh ne vit te pare krijon grupin popullor te ri te insitutit te arteve (sot Akademia e Arteve) dhe behet i njohur si muzikant ne jeten artistike te kryeqytetit dhe te gjith shqiperise nepermjet shfaqeve televizive dhe regjistrimeve te shume kengeve te njohura popullore qe jane te regjistruara, te orkestruara dhe te drejtuara nga ai. Perfaqeson shqiperin ne aktivitete jashte vendit duke duke qene student si ne Kosove, Gjermani Perendimore ne 1981. Ne vitin e 3te, drejton per her te par orkestren simfonike te studenteve te akademis ne koncertet e studenteve ne dekadat e majit, ku vleresohet si dirigjent me cmime te para dhe te dyta. Duke drejtuar vepra te studenteve me te mire. gjithashtu dhe ne vitin e 4tert merr cmimin e pare ne dekaden e majit. mbaron shkelqyeshem me note maksimale provimin e dirizhimit. ne vitin 1983 caktohet si dirigjent ne orkestren simfonike te filarmonise se Shkodres ku dhe mbron diplomen me kete orkester. Ne kete periudhe jep shume koncerte qe organizoheshin qofte ato per festa apo qeveritare, ku dallohen per cilesin e larte artistike. Me kete orkester punon per 10 vite me radh ku e con ne nivelet me te larta te kohes duke u vleresuar 2 her me cimme te para dhe nje here me te dyte ne takime kombetare qe organizoheshin ne ate kohe te orkestrave simfonike dhe filarmonive te qyteteve te ndryeshme te Shqiperis. Gjate kesaj periudhe, drejtus per 8 vjet me radh i festivalt kombetar te femijeve dhe atyre lokal, ku luhej dal vivo. Perfaqeson qytetin ne aktivitete nderkombetare per femi si ne Preveze te Greqise 1987. Ne kete periudhe, ftohet te drejtoj orkestren profesioniste te T.O.B., ku drejton disa koncerte me soliste te njohur si Inva Mula, Renato Ripo etj. Drejton premier baleti (Lulja Homine) te Ajg Zaharjan, duke bashkepunuar me artiste te mirenjohur. Gjate kesaj kohe merret me krijimtari, ku dallohet per kompozimin e disa kengeve te muzikes se lehte dhe asaj popullore, dhe asaj per femij, ku mer pjes ne festivalet kryesore kombetare dhe lokale. Ne vitin 1991, kerkohet te drejtoj orkestren profesioniste te RTSH, ku vazhdon te drejtoj edhe sot nen drejtimin e tij mbajne vulen shume koncerte te niveleve te larta artistike brenda dhe jashte vendit, ku spikat cilesia e larte muzikore ka qene per 2 vite edhe udheheqes artistik i orkestres simfonike te RTSH dhe te shume aktiviteteve kryesore, sic ershte Festivali Kombetar i kenges ne RTSH. te cilin e ka drejtuar per 30 vite me rradhe. Ka bashkepunuar me shume artistet me te njohur shqiptare dhe te huaj, nga ku merr dhe vleresime. Ka drejtuar disa here jashte vendit ku ka marr vleresimet me te larta nga kritiket dhe opinioni artistik i kohes. Sot vazhdon te drejtoje orkestren e RTSH dhe ringren jeten artistike te qyteteve te Shqiperise dhe te Kosoves, veçanerisht asaj te Shkodres, qytetit tij te lindjes nga e cila s'eshte ndare kurre.