>
LETERSISHQIP

Krejt Çka Po Vijnë, Po Shkojnë

I.
Mbi supe barta frikën dhe guximin
deri me sot,
te kjo ditë, e cila palohet
në kohën e askujt dhe bën askohën
rrugëtimet e vështira, guximi
ballë për ballë me frikën,
deri ku mund të bartet besimi
që nuk mund t’i besohet më,
as në njeriun, as në rrugëtime
të egra, në ardhje ditët
e reja, me dilema dashuritë,
ani pra dashuri,
mollë që piqesh lëngshëm;
herë pas here në shpirt të njeriut
dhe i shpjegon shijen e dhimbjes
jetës së kalimtarit, njeriut.


II.
Me zemër po bart
gëzimet e hidhërimet e jetës, të mundshme
do mendime,
e do paramendime
të arsyetueshme mirë

adhjet e sakta, të parapara,
çfarë ngjarje kaotike,
krejt çka po vijnë, po shkojnë
përsëriten
nuk shihen parashikime
që flasin për një mot tjetër,
duhet guxim për të guxuar
t’i besosh dashurisë

kohët në mur të kohëve caktojnë
drejtimet e shkuarjes, një rrugëtim më të gjatë
se ndërrimi i një stine
në një tjetër.
ngjarje kohësh

në vitet e jetës time.


III.
Dashurinë time për ty, e barta në mendje
fundin e ka të pafund
cilido që i ngatërron hapat e largimit
shkuarja do t’i vihet pas
dhe i ndanë drejtimet veç e veç
sa për të kuptuar se jeta lëviz
sikur era që frynë

ka diku hile që e mashtrojnë ëndrrën,
por këto nuk janë realitete të mira
si në rrëfimet e mia të bukura,
loja vazhdon përfilljen
e shpërfilljeve,
të ngjarjeve që na lidhën
me botën
e besimeve në guxim

përtej frikës
edhe më të frikshmit guxim
jeta përfiton ngarje, që kurrë
ama, kurrë nuk kanë
me u ndalë.