Kush Desha Jam
Mjegullat e jetës më stërhumbën
aq keq, saqë thash
s’mund të jem më as materia
e një qenie që ka ekzistuar dikur
diku
koha pastaj më mori nëpër këmbë
viteve të zhbërjes
se të këqijave
haj sa koha e keqe më ra
kohës time
po ai që i tejkalon të gjitha
desha të jem
o stinë të paluara në kujtesë
vitet e jetës sime
nuk jam hero
edhe pas krejt atyre luftërave,
as udhëheqës
pas gjithë këtyre ndryshimeve,
pas krejt këtyre viteve lirie
nuk jam asnjëri nga ju,
as heshtje, as qetësi në ngjarje
por vetëm gërvishtje e vogël
realiteti
që kurrë të vërtetës si iku
fjala i falet mendimit të vet,
nuk tha asgjë prej mendjes huaj
dhe nëpër rrugëkryqet e jetës
desha të jem vrojtues i kujdesshëm
t’i shoh mire rrugët
dhe erdha deri këtu, ku jam
e s’jam
kështu desha
kështu edhe jam, edh pse
nuk jam i tëri.
aq keq, saqë thash
s’mund të jem më as materia
e një qenie që ka ekzistuar dikur
diku
koha pastaj më mori nëpër këmbë
viteve të zhbërjes
se të këqijave
haj sa koha e keqe më ra
kohës time
po ai që i tejkalon të gjitha
desha të jem
o stinë të paluara në kujtesë
vitet e jetës sime
nuk jam hero
edhe pas krejt atyre luftërave,
as udhëheqës
pas gjithë këtyre ndryshimeve,
pas krejt këtyre viteve lirie
nuk jam asnjëri nga ju,
as heshtje, as qetësi në ngjarje
por vetëm gërvishtje e vogël
realiteti
që kurrë të vërtetës si iku
fjala i falet mendimit të vet,
nuk tha asgjë prej mendjes huaj
dhe nëpër rrugëkryqet e jetës
desha të jem vrojtues i kujdesshëm
t’i shoh mire rrugët
dhe erdha deri këtu, ku jam
e s’jam
kështu desha
kështu edhe jam, edh pse
nuk jam i tëri.
Budapst, 24 Shtator 20219
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Paralojë Me Pesë Variante
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Në Kohë Të Liga
- Do Të Të Them Diçka
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Mbaje Veten Në Kohë
- Zbulesa
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Të Jesh Njeri
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Loja E Paluajtur
- Mjafton Që Jam Diku
- Në Shtëpinë E Shpirtit
Komente 0