>
LETERSISHQIP

Kam Për Të Thënë Diçka

Nga goja
nga shpirti, me dalin ca mendime
të çuditshme
herë duken sikur gjëra që shkojnë
herë sikur, kur vijnë
prej një bote tjetër fare
nga kjo që e kemi gjerë me tani

e di që shumë nga këto
janë një pak, më pak se krejt paket
dhe se gjuha e tyre është e pafolur
e pashkruar,
por them se është diku
diku mes meje e teje, jeta ime

e derisa të gjitha gjuhët e kanë alfabetin
e vet, nisin nga e para,
kjo gjuha që s’po merremi vesh ne
niska nga një fillim tjetër
ndryshe e paska fillesën

e koha një ishull banimi i të pakohëve
që u jep mundësi atyre që nuk kanë kohë
një grup fjalësh të pafjala
gjithnjë nëpër pikën kufitare të
shpirt-mendjes, më vijnë
me ia fsheh vetës
të mos mi dëgjoj shikimi
të mos mi sheh dëgjimi
siç ndodh me gjërat tjera

Le t’i dish më mire
gjuhët e pa komunikuara, të pakoha
se kjo që po e flasim na vërtiti
kuptimeve të pakuptimta

me pajtim me çudirat e mia
me asgjë tjera, kjo lojë të ketë
rregullat e veta
ashtu që pas lojës
sekush ta pranoj rezultatin
dikush të jetë humbësi e dikush fituesi