>
LETERSISHQIP

Jashtë Kohës Po Banojmë Këto Ditë

Me cilën kohë
cilën ëndërr të keqe
po përballemi
ndërsa kemi ngelur
edhe mbas vetvetes
themi
se po na gjuajnë me kohë
me vite të humbura
se si nuk po e shohim
vetën
a po na sheh kush

kur kujtesa shkymet
te drita e optimizmit
e shoh askushin tek bëhet
shumëkush
kronikat tua të frikshme
po më tmerrojnë
vendi im

të ta them se nuk je vetëm
në këtë dhimbje
po del prej anatemës
ëndrra e zhgjëndrra harxhuam
për ty.
Jashtë kohës po banojmë këto ditë.
Prishtinë, me 1 prill 2020