>
LETERSISHQIP

Më Bëhet Sikur Kam Qenë Dikurë

Më duket se kam qenë dikur,
dikur në mesjetë, në antikë, ndoshta dje
ose kam lexuar diku në librat e besimeve
të reja, arkaike,
mbase kam dëgjuar në zërat e stinëve,
kalimthi nëpër jetën time,
të cilat here më shfaqen,
here më përhumben
mes qenies dhe mungesës

më bëhet sikur kam qenë
dikurë, diku
diku, ku s’po më kallxojnë,
e Unë
Unë zgjuar, po jam fjetur
e kur po flejë, jam zgjuar

në dikur po jetoj, në sot nuk jam këtu
në botën tone të madhe
koha po ndihet tepër ngushtë
here më bëhet se jam diku aty
e here, ti je diku këtu
të Unë
diku, ku s’di ku jam, nëse jam

me ritet e mëngjesit
një rreze Dielli falet si zog bilbilit
e ngrohtë, e shndritshme, e dashur
dhe në krahët e kohës bije
me krah
me krah ta bart deri te Unë
deri aty diku,
ku shkojnë ardhjet

më bëhet sikur je diku
ti vetja ime e dashur

kur ti nuk je as gjysma ime
që dua
unë nuk dëgjoj shikimet e pranverës
as zhurmën e heshtjeve
me të gjitha gjërat
e dashur
a më sheh diku, a jam ku,
apo jo,
më thirr, më thuaj

si teori praktikash të shumta
fillojnë zgjidhjen dilemat
në ketë rrugë të gjatë e të përhumbur
busulla e orientimit të saj
e regjet drejtimin në adresë
të duhur

dëshira e madhe për të gjetur
kohën
duket si anie plotë mall
kur i ngarkon mirë kujtimet
mendja dritë bën

ajo dritë, më shndrij
e më ka pa se jam diku, vetmia
edhe Unë
e shoh se isha
diku në mes meje e teje i dashur
vetvete.