>
LETERSISHQIP

Poezia Që Nuk Deshi Të Shkruhet

Kokëfortë, poezia e shpirtit suptil
nuk do të shkruhet
të niset këtu, e të mbërrijë të ti atje

i del përpara, i prinë
imagjinata e ngjarjeve të pasosura
hap pas hapi
këtu e deri në pafundësi

përjetë pritjes, ka shkuar një dashuri
dhe nuk ka faj koha, që s’pret
shkrimi është shtëpi e vetmisë
e s’ka ku të shkoj prej shtëpisë së vet

poezia nuk është poezi
poqë se nuk lind vet
nuk noton mire në jetë.
kokëfortë, fjala e kuptimeve,
me force
ua mëshon mureve të heshtjes
nxjerr vargun, ose shpirtin

kokëfortë, Ti e dashur atje larg
më hyn në varg, në poezi
na bën bashkë aty
aty në fjali po të pres
tani vetëm po i vë presje vargut
eja vazhdojmë këtu e tutje.
Luksemburg, Qershor 2015.