>
LETERSISHQIP

Vitet I Bart Me Shpinë

I lodhur, por me durim gruri
barta me shpinë vitet e jetës sime
deri te ti sot
trupi im i ngarkuar përplot
ndodhi

Nëntëmbëdhjetë vitet e para
mi brejti robëria
dhe as vet se di qysh ia bëra me to
një vit e gjysmë të ekzistencës
shumë herë kam mundur të mos
ekzistoja më
prandaj i ruaj në zemër të kujtesës
qe të kujtoj se jam diku
këto i kam paluar në zemër
ta mbajë gjallë jetën

i pushuar
me gjithë ketë ngarkesë jam
nuk dua të ndalem
ua lidh ngjarjeve këmbët
të mos ecin
mbrapa
mbi supe po barti gëzimet
zhgënjimet, deri
të më shkarkon jeta
të më shkarkon vdekja

ec o vetja i mec.
Tiranë, 13 shtator 2018