TEKSTESHQIP

Joe Artid Fejzo
Larg Yje
Lyrics

Qielli u hap, shiu pushoi
Dhe flokët e tu të gjatë
Gishtat e mi plot frikë
Dëshirë e re, i mbuloi...
Dëshirë e re...
Natë e lagësht, Natë me hënë
Ca pika shiu vezullojnë
Nëpër flokët e tu
Si kurorë yjesh të rënë...
Si kurorë, yjesh të rënë

Unë nuk fola,
asgjë nuk thashë
Se yjet dhe sytë e tu
Jo, s'më lanë të flas...

Në ditë larg, në vite larg
Shiko lart kudo të jesh
Në më të shndritshmin yll
Vështrimin tim gjithmonë do gjesh
Vështrimin tim... Ti do gjesh
Dhe ky yll, yll magjiplotë
Vështrimin tënd ruan për mua
Që netësh të qeta në vetmi
Të sodis gjatë sytë e tu...

Unë nuk fola,
asgjë nuk thashë
Se Yjet dhe sytë e tu
Jo, s'më lanë të flas
por dorën zgjata
ndeza një zjarr...
Lërmë të digjem mbi trupin tënd...