>
LETERSISHQIP

I Perendishmi

Vetem njeriu ka ne dore
Te benje te pamunduren;
E ndan te bardhen nga e zeza,
Zgjedh e gjykon;
Di dhe zgjeron,
Castin e vogel e madhon.

Vetem aty ka zotesi
Te mirin t’a çperblenje
Te ligun t’a denonje;
Te sheronj’ e te shpetonje,
Te bashkonje per sherbim
Te lajthiturit e t’arratisurit.

Keshtu pra, i nderojme
Ata qe jane te pavdekur
Sikur te ishin njeres,
Sikur te kene bere madherisht
Ate qe me i miri vogelisht
Ka bere e ka desheruar.

Burri bujar duhet te jete
Gati per ndihme dhe i mire
Duhet te jete i palodhur
Per sherbim e per te drejte;
Duhet te jete nje pasqyre
E shpetimtarit qe po enderojme.