>
LETERSISHQIP

Te Zgjedhures

Dora dorën, buza buzën,
Vajzë e dashur, mbamë besë!
Lamtumirë! Ndaj shkëmbinjve
Dashurori shkon me shpresë,
Po në prektë pas fortunës
Skelën qe shikon ndër sy,
Perenditë e ndëshkofshin,
Në shijoftë gjë pa ty.

Kush guxon, po ka fituar,
Gjysma do te thotë fundi!
Yjet unë i kam si diell,
Vec frikaci s’sheh gjëkundi.
Sikur t’isha pranë teje,
Do të ndieja shqetësim;
Po kjo largësi e madhe
Vec për ty më jep guxim.

E kam gjetur dhe luginën,
Ku së bashku do shtegtojmë;
Lumëthin ne mbrëmëherë,
Se si shket do ta shikojmë.
Këta plepa mbi livadhe.
Këta lisa në blerim!
Ah! pas tyre do të gjenim
Një kasolle për shtrehim.