>
BIOSHQIP
Biografia
Joni Tarifa, shqiptar me origjinë, po korr frytet e punës së tij disa vjeçare. Djaloshi nga Tirana i cili profesion të vërtetë ka marketingun, jeton prej shume vitesh në Holandë. Ai është djali i dytë i Fatos Tarifës, ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Holandë. “U larguam nga Shqipëria familjarisht dhe u vendosëm në Chapel Hill, shtet i Karolinës së Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty mbarova shkollën 8-vjeçare dhe vitin e parë të shkollës së mesme. Në fund të vitit 1998 u vendosëm familjarisht në Hagë, ku im atë shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës. Që nga ajo kohë, pra për afro 15 vjet unë jetoj në Holandë. Këtu mbarova shkollën e mesme dhe universitetin dhe tani banoj dhe punoj në Hagë”- tregon 30-vjeçari për largimin e tij nga vendlindja. Jon banon në qytetin e Hagës të njohur më së shumti për tribunalin ndërkombëtar të drejtësisë. Këtu krahas angazhimit profesional ai merret edhe me muzikë. “Në Holandë është goxha e vështirë që të bësh “break-through”. Me fjalë të tjera, që të çash në tregun e muzikës dhe atë të artit, sidomos kur je i huaj. Shkalla e konkurrencës është shumë e madhe”. Për Jonin nuk ka rutinë. Çdo ditë është ndryshe nga të tjerat. Ndërsa na përshkruan një ditë të zakonshme tregon se përgjithësisht ajo ka këtë pamje: “Pasi dal në mëngjes nga apartamenti im, marr biçikletën dhe shkoj në punë. Në mbrëmje, pas pune, ose takohem me shokët e mi dhe argëtohem me ta, ose stërvitem në palestër, ose luaj muzikë, shkruaj këngë”. Meqë jemi te muzika, ky është edhe qëllimi i bisedës sonë. Ai ka filluar te merret me muzikë që në vitin 2000. Si u gjend ai në krye te klasifikimit në radiot Holandeze. “Po, njëra nga këngët e mia të fundit, e titulluar “Focus”, u ngjit në vendin e parë në klasifikimin e njërës prej radiostacioneve më të mëdha në Hollandë që quhet “FunX Radio”. Joni ka shumë dëshirë që suksesin e tij në Holandë ta sjellë edhe në Shqipëri. Për këtë arsye premton që shumë shpejt do të jetë edhe në tregun tonë muzikor. Tregon se tokën shqiptare e prek të paktën dy herë në vit, pasi këtu ka familjen, prindërit, gjyshërit dhe njerëzit e afërt. Deri në një moment të caktuar të jetës, ai ka menduar se e ardhmja e tij do të ishte në futboll, por nuk qe e thënë kështu. Një incident e shkëputi nga fusha e blertë dhe sot ai punon si Koordinator i Hematologjisë në departamentin e Komunikimit dhe Medias. Për të fillimisht muzika ka qenë thjesht një hobi, kalim kohe. Më vonë për të muzika u bë angazhim serioz në vitet 2004-2005. Po çfarë do të thotë për të, të jetë në krye të këtyre klasifikimeve: “Është diçka për të cilën jam dhe do të jem gjithmonë krenar, sidomos kur shoh se kush bëjnë pjesë në “Dutch charts” që janë disa nga artistët më të famshëm nga e gjithë bota dhe kënga ime mundi të dalë këtë herë mbi të gjithë ata. Është një ndjesi shumë e bukur dhe e pamundur ta përshkruaj këtë që ndjej. Megjithatë, ky nuk është fundi. Unë dëshiroj të vazhdoj të arrij suksese dhe lartësi të reja. Qielli nuk është limit”.

Vendbanimi: Hagë (Holandë)
Profesioni: Ekonomist
Pasioni: Muzikant

“Next to me” është kënga e tretë që, këngëtari i ri shqiptar, ka nxjerrë në tregun muzikor holandez. Në këtë këngë ai vjen në duet me këngëtarin e muzikës R&B, Arman Kanun, lideri i grupit muzikor holandez “Ambasada Groove.” Kjo këngë pritet të jetë po aq sa e suksesshme sa “Focus”. Në një rrëfim për jetën, Joni thotë se nuk e ka pasur të vështirë të adoptohet me shoqërinë vendase. Vajtja në fëmijëri e ka bërë atë të përshtatet dhe të përthithë më së miri kulturën e vendit ku jeton dhe punon. Holanda është një ndër vendet me kozmopolite të globit. Popullsia e këtij vendi është heterogjene dhe çka e bën një vend shumë interesant. “Ne fillim, kur erdha në Hagë, unë vazhdova shkollën e mesme në një shkollë ndërkombëtare, në gjuhën angleze, dhe pata mundësinë të njihja shokë nga shumë shtete të botës”. Pas përfundimit të shkollës së mesme ai zgjodhi të vazhdojë studimet universitare për Marketing. “Fillimisht kisha dëshirë të studioja për menaxhim biznesi ndërkombëtar, por ndodhi që të mos ishte kjo fusha ime e studimit. Sidoqoftë, unë fillova ta pëlqej dhe vazhdoj ta pëlqej fushën e marketingut dhe të komunikimit për të cilën u diplomova, në “In Holland University”, në Hagë.”

Më datë 8 Gusht 2011, Jon Tarifa publikon videoklipin "So Right", në bashkëpunim me Robin Brock. Kenga arriti në vendin e dytë në Dutch Charts.

Më datë 14 Nëntor 2012, Jon Tarifa publikon videoklipin "Focus". Kënga arriti në vendin e parë në Dutch Charts. Jon thote: "Për të qenë tërësisht i sinqertë, them se nuk e prisja”.

Më datë 28 Qershor 2013, Jon Tarifa publikon videoklipin "We Can Make It", në bashkëpunim me Mame Balla.

Në vitin 2013, Jon Tarifa publikon albumin "Free To Be".

Më datë 23 Shkurt 2015, Jon Tarifa publikon videoklipin "Together", në bashkëpunim me Eneda Tarifa. Me këtë këngë, Jon Tarifa merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Më datë 1 Prill 2016, Jon Tarifa publikon videoklipin "Your Time Will Come".

Më datë 8 Shtator 2017, Jon Tarifa publikon videoklipin "Stop For A Minute".

Më datë 22 Janar 2018, Jon Tarifa publikon videoklipin "Chasing Dreams".

Më datë 3 Prill 2018, Jon Tarifa publikon videoklipin "Simple Man".

Më datë 1 Qershor 2018, KAS publikon videoklipin "Brave Enough", në bashkëpunim me Lex Press & Jon Tarifa.

Më datë 1 Gusht 2018, Jon Tarifa & Stanley Clementina publikojnë videoklipin "Your Life".

Më datë 1 Janar 2019, Jon Tarifa publikon videoklipin "Seize The Day", në bashkëpunim me Marcela Orosin.

Më datë 1 Prill 2019, Jon Tarifa publikon videoklipin "Worlds Apart". “Jam i ngazëllyer që do t’ju prezantoj vetën time në ‘Worlds Apart’ nga ‘The Lost & Found Collection'”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram. Më tutje këngëtari ka pohuar se “ishte kënaqësi të shkruaja këtë këngë së bashku me talentet Lucas Hamming, Sander Rozeboom dhe Guus van der Steen”. Theksojmë se ky ishte një prodhim i video nga Muy Movies, ku ka aktruar edhe miku im Pascalle Kok.

Më datë 11 Korrik 2019, Jon Tarifa publikon videoklipin "So High". Teksti i këngës u shkrua nga Jon Tarifa.

Më datë 31 Mars 2020, Jon Tarifa publikon videoklipin "Hear Me Out". Teksti i këngës u shkrua nga Jon Tarifa.

Më datë 21 Qershor 2020, Marcela publikon videoklipin "Stan", në bashkëpunim me Jon Tarifa & Wesley Nuis.

Më datë 27 Nëntor 2020, Jon Tarifa publikon videoklipin "Don't Think About Tomorrow". Teksti i këngës u shkrua nga Jon Tarifa.

Në Qershor 2021, Jon Tarifa merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Don't Think About Tomorrow".

Më datë 28 Shtator 2021, Jon Tarifa publikon videoklipin "Give You Everything".