Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kur Te Jesh Merzitur Shume".
3. Video është e këngës "Kur Te Jesh Merzitur Shume", por nuk këndohet nga Jonida Maliqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Këngë e albumit:
"100 Kenget E Shekullit Vol.8"
Komente
Asnjë Koment
27/11/2011
Këtu s'do jem do jem larguar
në tokë i tretur si të tjerët
në kafenenë e preferuar
nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thatë
dhe kur në xham të fryjë erë
do qash me erën dalëngadalë.
Por kur të jesh mërzitur shumë
në raft të librave kërkomë
atje i fshehur unë do jem unë
në ndonje fjale a ndonje shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
ti si dikur me mall do qeshësh
si një blerim pas një rëkeje
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
do t'vi.
Këtu s'do jem do jem larguar
në tokë i tretur si të tjerët
në kafenenë e preferuar
nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
s'do ndihet kolla ime e thatë
dhe kur në xham të fryjë erë
do qash me erën dalëngadalë.
Por kur të jesh mërzitur shumë
në raft të librave kërkomë
atje i fshehur do t'jem unë
në ndonje fjalë a ndonjë shkronjë.
Mjafton që librin pak ta heqësh
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
ti si dikur me mall do qeshësh
si një blerim pas një rëkeje
dhe unë do të zbres do t'vi pas teje
do t'vi.
{{uname}}