>
BIOSHQIP
Biografia
Jorgo Bllaci studioi për Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe ka punuar së pari mësues e pastaj përkthyes. Pas burgimit për arsye politike më 1964-1967 Bllaci u detyrua të punojë si punëtor ndërtimi. Më 1990 u kthye përsëri në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ai është autor i disa vëllimeve me poezi, ndër të cilat “Ligjërimet e Pyllit”(1964) dhe “Epika e trëndafilave”(1990). Gjithashtu ka shqipëruar vepra poetike autorësh të njohur, si Shevcenko, Pushkin, Esenin, Gëte etj si dhe vepra në prozë, midis të cilave romanet “Rudini” dhe “Ujrat pranverore” të Turgenievit, si dhe disa libra me poezi për fëmijë.”