>
BIOSHQIP

(1945-2013)

Biografia
Jorgo Sofokli Telo lindi në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori, të cilin e mbaroi, duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.

Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare. Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, më pas “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra”, “Policia pranë” , duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër. Ka shkruar dhe për gazeta të tjera rajonale.

Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike. Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave në vitet rinore të tij. Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik ”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula). Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika: “Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004. Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar” dhe romanin e parë “Hedhja e zareve”. Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them” (gjëegjëza e pyetje lodruese për fëmijë) Në vitin 2009 botoi librin Diloiada (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.

Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut. Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006. Është dekoruar dy herë me medaljen “Naim Frashëri” përpara vitit 1990. Është “Anëtar nderi” i Lidhjes së krijuesve “PEGASI” qysh në vitin 2005. Ndërkohë bën pjesë në Shoqatën e Poetëve të Botës (W.P.S) prej 19 gushtit 2006.