Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Julian Lekocaj: Dëgjoni Sa Më Shumë Muzikë Dhe Shikoni Sa Më Pak Videoklipe!


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[06-08-2013]
Julian Lekoçaj, kantautori nga Tirana vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për të na shpalosur të rejat e tij më të fundit si dhe jetën private. Me çfarë po merret ai aktualisht? Kur do të na sjellë një projekt të ri muzikor dhe si ka filluar karriera e tij, gjithçka na rrëfen Juliani në vazhdim...

Teksteshqip: Julian na trego pak se kur ka filluar karriera jote si këngëtar?

Julian: Karriera ime si këngëtar ka nisur që në moshë të re. Gjithemonë kam qenë i apasionuar pas artit të muzikës dhe e ëndërroja skenën, deri sa një ditë ëndërra u kthye në realitet.

Teksteshqip: Ju jeni afirmuar si këngëtar falë pjesmarrjeve në festivale. Na flisni pak më shumë rreth pjesmarrjeve tua nëpër festivalet shqiptare?

Julian: Pjesemarrjet e mia në festivale nuk janë shumë frekuente kohët e fundit, ka qenë një periudhë kur dilja në çdo eveniment që realizohej në Shqipëri, por mundësitë dhe koha nuk më premtojnë më për të qenë si dikur. Gjithsesi mund të them se e shkuara ime i perket spektakleve si "Kënga Magjike", "Top Fest", "Festival Kombetar", etj.



Teksteshqip: Pjesmarrja juaj e fundit në një festival ishte në "Kënga Magjike 2011" me këngë "Më jep jetë". Na trego pak si kalove atje?

Julian: Kënga " Më jep jetë" është një ndër këngët më të mira që kam realizuar gjatë gjithë karrierës time si artist, por që nuk u vlerësua ashtu siç duhej duke më lënë të zhgënjyer profesionalisht, nga forma e padrejtë e votimit dhe lobingjet midis këngëtareve që për hirë të së vërtetës duket hapur që ekzistojne. Pavaresisht kësaj, dhurata më e bukur ishin fansat, numri i të cilëve u shtua në adresat e mia te rrjeteve sociale.

Teksteshqip: Jualian ju jetoni në Tiranë.Me Çfarë merreni tjetër përveç muzikës?

Julian: Po unë jetoj në Tiranë ku dhe punoj si ekonomist/financier i një kompanie private që prej 5 vitesh.

Teksteshqip: Sa është i angazhuar Juliani gjatë verës nëpër koncerte?

Julian: Momentalisht nuk jam i angazhuar në asnjë koncert, ofertat kanë qenë, para 2 javësh më duhej të refuzoja një ofertë për të kënduar live në një lokal në Durrës, kjo për shkak se një pjëstar i grupit tim ndodhet në USA ndërsa tjetri sapo është martuar dhe është në muaj mjalti, veç kësaj edhe impenjimi im në punë nuk më lejon më të kem mundësi të shkëputem e të kem kohën për të lëvizur, gjithsesi të ardhmes nuk i dihet, ndoshta sërisht do te rikthehem një ditë në skenë dhe të jem frekuent.



Teksteshqip: Ju jeni edhe kompozitor i disa këngëve mjaft hite. Si ndjeheni kur ju përgëzojnë njerëzit si kompozitor i një këngë dhe jo si këngëtar?

Julian: Më pëlqen njëlloj, mjaftohem me faktin që unë jam pjesë e asaj kënge, pastaj pak rëndësi ka për mua nëse jam kengetari, kompozitori, orkestruesi apo poeti, e rëndësishme është qe unë jam i përfshirë.

Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh?

Julian: Pushimet verore kisha ndërmend ti kaloja jashtë Shqiperisë, por pamundësia për tu shkëputur këtë rradhë nga puna beri që të ngelem pa pushime dhe të sajoj veç tripe gjatë fundjavave me destinacion plazhet e ndryshme të Shqipërisë.

Teksteshqip: Julian ju jeni edhe kantautor, jeni në pregaditje të ndonjë projekti të ri muzikor?

Julian: Jam duke krijuar disa materiale të reja njëkohësisht, deri tani janë bërë 3, në mënyrë që kur të dal, të dal një herë e mirë me shumë materiale, jo një këngë në vit dhe të mjaftohem me aq. Gjithsesi në fund të shohim nëse materialet do ti ngjisin publikut.



Teksteshqip: Ke vendosur të garosh në ndonjë festival këtë vit?

Julian: Akoma s'kam vendosur gjë, ndoshta po, ndoshta jo...se di(qesh).

Teksteshqip: Julian ne të falenderojmë qe gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe të rejat më të fundit.Për fund dëshiron të shtosh diçka,çfarë do tu thuash fansave edhe publikut?

Julian: Do të doja ti thoja që të dëgjojnë sa më shumë muzikë dhe të shohin sa më pak videoklipe!
 (Teksteshqip)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet