>
BIOSHQIP

Juliana Pasha: Kam 12 Vjet Që Jam E Dashuruar Me Altinin

02-03-2013
Juliana Pasha është këngëtarja simpatike e cila tanimë është pozicionuar mjaft mirë në muzikën shqiptare. E suksesshme dhe tepër kërkuese në projektet e saj Juliana ka mundur t’ia dalë gjithnjë. Juliana vjen në një rrëfim të veçantë për jetën e saj private, profesionale por dhe më gjerë, në rubrikën 24 orë+.

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Më pëlqen që kafenë e mëngjesit ta pi gjithmonë në shtëpi dhe mundësisht një filxhan të madh me pak qumësht dhe biskota. Fatkeqësisht bashkëshorti im Altini nuk e pi kafenë ndaj nuk më shoqëron askush.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Të prisja gjithmonë pranë krevatit mëngjesin bashkë me një vazo të vogël me lule vjollca.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Udhëtimi është i shkurtër vetëm 15 ose 20 minuta, por shumë i këndshëm dhe ndonjëherë aventuresk pasi kur jam vonë eci pak shpejt me makinë. Më shoqërojnë mikeshat e mia Olta dhe Kejsi dhe rrallë here jam vetëm.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Ndonjëherë në të rrallë.

Projektet tuaja në duar?

Po mendoj të sjell dy këngë të reja në treg të cilat janë ende duke u punuar por që mendoj se do të jenë të veçanta.

E mbani veten për të shkathët?

Fëmijë kam qenë shumë e shkathët por me kalimin e viteve mendoj se shkathtësinë e kam zëvendesuar me kujdesin.

Dreka zakonisht ju gjen…?

Dreka zakonisht më gjen në shtëpi.



Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Nëse vendosim me Altinin të hamë një drekë jashtë shkojmë gjithmonë në restorant peshku dhe vetëm tek miqtë ku jemi të sigurtë për cilësinë e gatimit.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Varet nëse më kanë ftuar apo kam ftuar.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?

Shpeshherë më qëllon që më kalon dita pa ngrënë deri në pasdite. Kur ulem në tavolinë mundohem të ha aq sa të mos ngopem.

Celulari që përdorni?

Iphone4s dhe iphone5.

Juliana Pasha

Firmat tuaja më të preferuat?

“Zara & Mango” në jeten e përditshme pasi të japin mundësinë të vishesh spotive dhe klasike në të njëjtën kohë. Ndërsa në skenë e kam ndier veten shumë mirë me D&G dhe së fundi jam mrekulluar nga veshjet e Paris Valtadoros nga i cili jam veshur në këngën magjike 2012.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?

Pantallonat e lëkurës ende nuk kam marrë guximin t’i vesh.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Bardh e zi dhe ngjyra e kuqe.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Mendoj se marr më shumë.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Dhurata e fundit ishte për mamanë time për ditëlindjen e saj vetëm pak ditë më parë. Ndërsa dhurata që kam marrë ishte një unazë e mrekullueshme nga bashkëshorti im Altini për Shën Valentin.

Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip?

Mendoj se jam e shoqërueshme dhe e qeshur por edhe pak e kujdesshme kundrejt njerëzve që i takoj për herë të parë.

Jeni e dashuruar?

Kam 12 vjet që jam e dashuruar me Altinin.



I takon miqtë e vjetër?

Nuk kam shumë por miqtë e mi më të ngushtë i takoj.

Punoni dhe pasditeve?

Jo pasditet i kaloj në shtëpi.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqë apo shlodheni në shtëpi?

Ditët e javës i kaloj në shtëpi me miq sidomos të mërkurat.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Varet nga gjendja ime shpirtërore. Preferoj më shumë një film pasi nuk mund të dëgjoj muzikë çdo dite.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Fillimisht lexoj dhe më pas vendos në sfond muzikë relaksuese. Ndonjëherë më pëlqen të shoh ndonjë film derisa të më zërë gjumi.

Në ç’orë shkoni për të fjetur?

Realisht më zë gjumi shumë vonë në orën 2.00 ose 3.00 për shkak të fundjavave.
(shqiptarja)

Juliana Pasha: Kam 12 Vjet Që Jam E Dashuruar Me Altinin