>
LETERSISHQIP

E Bukura E Letersise

E shikoni ate vajzen e vogel aty? E dini cfare me pyeti? Pikersiht ajo me pyeti se cfare ishte letersia. Dhe ne ate moment qe degjova ate pyetje, aq shume pergjigje me erdhen nder mend saqe kur provova te flisja, harrova se cdoja te thosha. Per nje moment u turbullova e tera por e kapa shpejt veten dhe menjehere i thashe: Letersine mund ta perkufizoj me nje fjale te vetme FRYMEZIM. Letersia eshte ajo qe i pasuron njerezit ne shprehje, ne ndjenje, ne artin e te folurit, te dashuruarit, te menduarit, te kuptuarit, te perjtuarit te emocioneve njerezore. Eshte letersia ajo qe mun ta perkufizoj si nje busull qe ka nje pol te vetem qe eshtedija. Letersia te karakterizon ty si njeri, te ben te hysh ne nje bote tjeter e te jetosh duke kercyer disa melodi ritmike qe nuk i degjon e nuk i kercen askush tjeter, te ben te adhurosh letersine vetem me disa fjale te embla qe mund ti lexosh ne nje cep letre. Letersia eshte aq e shenjte dhe e virgjer ne bukurine e saj saqe pikerisht muaji tetor e tregon kete gje. Muaji tetor eshte emertuar tradicionalisht si muaji i letersise. Muaji i letersise ka si synim te orientoje shoqerine vecanerisht brezin e ri drejt kultures se te lexuarit. Ky muaj mbart ne vetvete vlera te shenjta qe luajne nje rol teper te rendesishem ne jeten tone por ne perseri vazhdojme te jepemi pas botes teknologjike. Epo eshte ne doren tone nese duam te jemi pjese e suksesit ose do te mbetemi prapa ne kohe. Libri eshte celesi i mendjese ti mund te jesh celesi i nje bote te mirefillte. Prandaj per nje jete me te bukur, me fantazi dhe teper te zhvilluar me pasuri te plote shpirterore dhe me njohuri dhe eksperienca nga me te ndryshmet un i le vend motos:LEXO, MESO, BASHKEPUNO, NDRYSHO DHE JETO!