>
LETERSISHQIP

Mall

Nuk e kuptuam kurrë
madhështinë e gjërave të vogla
që kaparcejnë shpirtrat fluidë
e ngjiten në një tjetër qiell,
aty ku retë bulëzojnë dhimbjet
në gjarpërime shiritash rrufe
e deti shkumëzon në dallgë
poshtë brigjeve që bëhen ylber.

Është i lashtë ky mall shpirt,
sa jeta që lindi me ne
kohë psherëtimë eshtrash mallëngjimi
përkulur krahët gjer në re
tejzgjatur delirit ndjenjë
palosur në rrudha kujtimesh
endur si përherë dëshirave të fshehura
parajsës që dot nuk mundëm ta prekim.

DËRGOI: