>
LETERSISHQIP

Amfiteatër I Përkohshëm

Hiqmi gërshetat e natës nga gjoksi
lëre frymën të bëhet erë
të fëshfërijë në ato pyje të fshehta
ku buzëqeshja e një ëndrre kthehet në pranverë.

Netët e errëta mbjellin përherë trishtim
mbulojnë parajsën e premtuar në shekuj
pluhurin e harresës lënë pas në forma mjegullash,
si vitet që shpinën më kthejnë çdo ditë
me një psherëtimë më shumë
nënqeshjes sikur në Genesis
kur jeta fluturonte e lirë
pa ngritur akoma mure
amfiteatrit të përkohshëm,
ku secili thërmohet pasqyrës së Narcizit
zhvendosur esencave e gjërave të ndodhura
sfidës jetë,
tejkalimit ndër epoka antike
vëzhgimit të huazuar
në drita që tejçojnë gjurmët e humbura
fshehur vizioneve
e ndjerë, aty ku veç dëshirat vetëflijojmë.