>
BIOSHQIP

Rikthimi I Julkes

20-04-2012
"Për mua je dashuri", kjo është kënga e cila bëri që këngëtarja Julka të kthehet në festival. Ashtu siç tregon dhe vetë, ajo ka kaluar shumë kohë me producentët Flori Mumajesi dhe Andy Gramm, e ky i fundit është edhe bashkëshorti i saj, në studion e "Threedots" për të reflektuar se me çfarë këngë të rikthehej.

Ndërsa kjo këngë, e cila është prezantuar këtë javë në "Top Fest 9", si duket, e ka bindur shumë këngëtaren që t'i kthehet sërish muzikës, pas një pauze të gjatë, pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë.

Ndërsa zemra e formuar me duar gjatë prezantimit, Julka thotë se nuk është false, siç e bëjnë të tjerët, por me shumë dashuri, ashtu siç titullohet edhe kënga. Komentet dhe klikimet e këngës bëjnë të themi se rikthimi i Jukës ka qenë shumë "IN".

Kjo këngë do të realizohet dhe në videoklip nga ProVideo nën përkujdesjen e "Three Dots Productions". Ky rikthim i Julkës vjen pas një kohe mungese të saj në skenë, e se ky është momenti i duhur për të pas ardhjes në jetë të djalit të saj.
(Maksim GJokaj/Kosova Sot)

Rikthimi I Julkes