>
BIOSHQIP

Julka Ne Mbrojtje Te Jonida Maliqit

23-06-2012
Kengetarja Julka ka treguar një suport të madh ndaj koleges së saj Jonida Maliqi e cila kohët e fundit është kritikuar për pamjen e jashtme. Gjatë ndarjes së çmimeve të Video Fest Music, aktivitet i organizuar në Prishtinë, pak kohë më parë, ikona e modës shqiptare Jonida Maliqi u shfaq e veshur me një fustan me shkëlqim në ngjyrë të gjelbër, kombinuar me një kuletë dore në ngjyrë portokalli të ndezur dhe me një look afro, që të kujtonte Aretha Franklin.

Pamja e saj u komentuar si rrallë herë negativisht në disa portale online. Për këtë arsye Julka ka dalë menjëherë në mbrojtje të koleges së saj duke deklaruar: "Nuk e kuptoj perse kjo veshje e Jonida Maliqit është komentuar negativisht… Nejse shijeshije kjo dynja, shija- shijes nuk i ngjan… dhe në këtë pikë shijet e mia bien ndesh me ata që e kritikojnë.

Personalisht më pëlqejnë shumë edhe flokët, edhe fustani, edhe çanta, edhe këpucët edhe nxirja. Lashë gjë pa përmendur? Ah po edhe aksesorët"- shkruan Julka në një status dedikuar tërësisht Jonida Maliqit.
(Bluetooth)

Julka Ne Mbrojtje Te Jonida Maliqit