>
BIOSHQIP
Biografia
Julka Gramo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e cila për pak kohë i ka munguar ekranit shqiptar me këngë potente dhe vokale. Ajo është një gazetare e shkëlqyer dhe punon si drejtoreshë e NRG radio. Julka ka publikuar këngë shumë të dashura nga publiku.

Në Nëntor 1999, Julka merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Stolia E Merzise".

Në Maj 2001, Julka merr pjesë në Këngët E Stinës 2001 me këngën "Dua Te Jetoj Ne Mal".

Në Dhjetor 2001, Julka merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Egzistoj".

Në Nëntor 2003, Julka merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Te Ndjej".

Në vitin 2004, Julka publikon albumin "Amin".

Në Janar 2005, Julka merr pjesë në Kënga Magjike 2004 me këngën "Rio De Janiero".

Në Qershor 2005, Julka merr pjesë në VFM 2005 me këngën "Amin".

Në Nëntor 2005, Julka merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Kurre Mos Thuaj Jo", ku arriti deri në finale duke rrëmbyer kështu çmimin "Best Dance".

Në Nëntor 2007, Julka merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Bla Bla Bla", ku arriti të rrëmbejë serish po të njëjtin çmim që kishte rrëmbyer dy vjet më parë, çmimin "Best Dance".

Në Maj 2012, Julka merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Per Mua Je Dashuri". Ajo u paraqit me një stil krejt unik dhe të vecantë si dhe arriti të performoje mjaft mirë live. Ishte një rikthim i jashtëzakonshëm dhe si fillim arriti të kualifikohej për në gjysëm-finale dhe më pas, me votat e publikut u votua mjaftueshëm për të qënë pjesë e finales së madhe.

Më datë 15 Dhjetor 2012, Klan Kosova & Friends publikojnë videoklipin "Ne Kemi Një Vend".

Më datë 11 Shkurt 2013, Julka publikon videoklipin "Gangsta", në bashkëpunim me Big Basta.
DËRGOI:

KATEGORI: