TEKSTESHQIP

Këngë Dasmash
Kënga E Nuses
Lyrics

I: O shikoni nusen sa mirë ka dalë
O si del lulja o anë o ne anë.
O se e gëzove nene e babën-o
Mirë se na erdhe n’fshat të bukur-o! :I
Ref.:
O njik’to lule t’i kemi mbledhë
O i kemi mbledh-o gemb mbi gemb.
E do t’a gëzojmë o të ardhmen-o
Si ngjyra lulet mbas teje kan me ardhë.
I: N’supe tua kendojne bilbilat
N’supe tua rrijnë bilbilat
T’ri e t’reja do t’gëzojnë
Ty të paçim-o! :I
O nusja jonë më shkon ne nje anë
O si sorkadhe hije mban.
O që e paske djalin o për krah per krah
O porsi drita rrezet kanë me t’ra.
Ref.:
O njik’to...