TEKSTESHQIP

Këngë Shkodrane
Në Kafaz Të Kanë Zaptue
Lyrics

I: N’atë penxhere mbas kapakut
Kishte ndejë nji vajzë e re. :I
I: Mos i ven vesh fjalëve të hallkut
Ata flasin keq për ne. :I

Në kafaz të kanë rrethue
Si bylbyli në pranverë.
Nuk kam krah me fluturue
Me t’i pa moj sytë njiher.

N’andërr jam në gjum të parë
F’tyra jote m’bjen ndërmend.
Kur fillon gjumi me m’dalë
Çili sytë e s’shof kërkend..

Vetetin e bubullin
Kujtova se binte shi
Hapa syte e zez shikova
Ata ishin o lotet e mi

Ju dallnyshe qe po shkoni
Po ju len nji porosi
Fshatit tim kur ta kaloni
Thoni vdiq nje djale i ri

Per nje vajz per nje syzeze
Qe kish rene ne dashuri
Kur i tha ajo ste dua
Vrau veten o me doren e tij