TEKSTESHQIP

Këngë Të Shqipërisë Së Jugut
Te Rrapi Në Mashkullorë
Lyrics

Proto marsi në të hyrë
Asqer nga Janina vijnë.
Doli shkurti hajde hyri marsi
N’Gjirokastër ç’na u vra Bimbashi.
Nga Janina vjen mezapi.
Në Mashkullorë te rrapi.
Te rrapi o në Mashkullorë
Foli Çerçizi me gojë:
- Milazim, largoji taborë!
Leri djemt e mi të shkojnë!
Se ju skuq, ju bëj me bojë!
Çerçiz Topulli mua më thonë!
Të vranë o Bimbash të vranë
Hito Labi me Bajramnë!